VIDEO/ “Magjia” Messi nuk ndalet. “Pleshti” ngre në këmbë “Monumental”, Argjentina “thyen” Panamanë

VIDEO/ “Magjia” Messi nuk ndalet. “Pleshti” ngre në

Argjentina fitoi Kupën e Botës në dhjetor të vitit të kaluar dhe tani renditet në majën e klasifikimit të FIFA-s, si përfaqësuesja më e mirë e momentit në botë ku dhe entuziazmi ka kapur majat.

Por dy miqësoret e fiksuara në kalendar e kanë rimbledhur sërish ekipin, këtë herë me rivalë të pranueshëm, për ta testuar grupin e Mesit me shokë se a e kanë ende atë potencë dhe zhdërvjelltësi që kishin në botëror.

Dhe kjo dilemë mori fund mbrëmjen e djeshme ku Mesi dhe Di Maria ishin dëshmia e gjallë se mosha nuk hyn më në punë.

Kjo pasi përfaqësuesja e Argjentinës e festoi në mënyrën më të mirë të mundshme titullin e botës që e fitoi në Katar me tifozët e saj, duke thyer Panamanë me rezultatin 2 me 0.

Në një ndeshje të dominuar totalisht nga argjentinasit, u duk se Mesi nuk do ia dilte të shënonte, por pas 2 traversave, njëra prej të cilave përfundoi në gol pas rrëmujës në zonë dhe një shtylle, goli për “Mbretin” do të vinte në fund të ndeshjes me një perlë nga goditja e dënimit,

Tashmë ekipi i Lionel Skalonit do të zhvillojë miqësoren e radhës ndaj Curacaos më 28 mars që do të zhvillojë në qytetin Santiago del Estero.

Në listën prej 35 lojtarësh, tekniku Scaloni ka përfshirë emrat e lojtarëve si Lionel Mesi, Angel Di Maria dhe të tjerëve që ishin pjesë e Argjentinës në turneun e Katarit.

Trajneri Skaloni në këtë listë ka përfshirë edhe Alejandro Garnaçon, i cili këtë sezon po tregon paraqitje të mira me fanellën e Mançester Junajtid.

EMISIONET