Flamurtari prezanton ish-trajnerin e Kukësit si pasues të Troisit
Flamurtari zyrtarizon emrin e Diego Longos në krye të stolit vlonjtat pas largimit të Marcelo Troisit pak orë pas humbjes me Dinamon që i kushtoi ekipit kuqezi vendin e parë në klasifikimin e Kategorisë së Parë.
Presidenti Sinan Idrizi, i cili akuzoi edhe drejtuesit e FSHF-së për arbitrimin e sfidës me kryeqytetasit, prezantoi italianin që është një njohje e vjetër e futbollit shqiptar.
Longo ka drejtuar Kukësin gjatë sezonit të kaluar, ndërsa premton të rikthjejë Flamurtarin në Kategorinë Superiore tre vite pas largimit të vlonjatëve nga futbolli elitar.
Pas 20 javëve të para, Flamurtari ka zbritur në vendin e tretë të klasifikimit me 3 pikë më pak se Skënderbeu kryesues.