FOTO/ Bayern gjen menjëherë zëvendësuesin e Nagelsmann

FOTO/ Bayern gjen menjëherë zëvendësuesin e Nagelsmann

Gjithçka ka mbaruar. Bayern Munich shkarkoi trajnerin Julian Nagelsmann nga posti i trajnerit.

Shkarkimi vjen në një moment të ndërlikuar: Pas ndeshjeve ndërkombëtare, Bayern sfidon liderët e Bundesligës Dortmund (1 prill) dhe në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve përballet me Manchester Cityt (11 dhe 19 prill).

Nagelsmann erdhi te Bayern nga Leipzig në vitin 2021. Kontrata e tij është deri në vitin 2026, por që nuk arriti ta çonte deri në fund.

Kandidati numër një si pasardhës i Nagelsmann është bashkatdhetari i tij Thomas Tuchel, i cili më parë ka punuar si trajner i Mainz 05 dhe Borussia Dortmund në Bundesligë. Pas kësaj, Tuchel punoi te PSG dhe deri vjeshtën e kaluar te Chelsea.

Menjëherë pas ndalesës së kombëtareve, Bayerni do të ndeshet pikërisht me Borussia-n në “Der Klasiker” ku skuadra e Edin Trezic mund të shkëputet edhe më shumë në krye të klasifikimit, ndërsa emërimi i Tuchel mund të zyrtarizohet brenda orëve të ardhshme.

EMISIONET