VIDEO/ Goli i pabesueshëm i një portieri në Kili fiton një vend në Librin Guinness

VIDEO/ Goli i pabesueshëm i një portieri në Kili fiton një

Në shkretëtirën Atacama në Kilin qendror, vendi më i thatë në tokë, ku mund të duhet deri në një dekadë që të bjerë një pikë shiu, u shënua një nga golat më të pabesueshëm të parë ndonjëherë në një fushë futbolli.

Dhe kur më në fund të dalë numërimi zyrtar për distancën e përshkuar nga topi, ka mundësi që të kemi edhe një rekord historik.

Në stadiumin El Cobre të qytetit të Salvadorit (i cili është ndërtuar në mes të shkretëtirës), Cobresali vendas priti Colo Colon (klubi i madh i vendit) për ndeshjen e 8-të të ligës.

VIDEO/ Goli i pabesueshëm i një portieri në Kili fiton një

E rikthyer në ndeshje, Cobresal bëri një surprizë duke fituar 3-1 ndaj rivalit të madh, me protagonist portierin Leandro Requena.

Me rezultatin 2-0 dhe ora në minutën e 77-të, Requena vendosi topin në cep të zonës dhe duke ekzekutuar një goditje dënimi e pa atë të kërcejë fuqishëm jashtë zonës kundërshtare, ku portieri i Colo Colos humbi ekuilibrin, e pa topin që të kalonte sipër tij dhe të përfundonte në rrjetë.

“Është vërtet e pabesueshme. Kur pashë topin të fluturonte larg nga vendi ku mendova se do ta dërgoja, kapa kokën...Por më pas, duke parë portierin kundërshtar jashtë zonës së tij, nisa të mendoja se diçka mund të ndodhte dhe u bë. Jam me të vërtetë shumë me fat”, tha Requina pas ndeshjes dhe pak orë më vonë u bë e ditur se goli po pretendon një vend në Librin e Rekordeve Guinness.

Deri më tani goli i shënuar nga distanca më e madhe ishte ai i shënuar më 21 janar 2021 nga Tom King i Newportit në ndeshjen e Ligës 2 angleze kundër Cheltenham pasi topi u mat se kishte udhëtuar 96.01 metra.

Një matje e parë e bërë përmes imazhit televiziv tregoi se distanca përkatëse në portën e Requina ishte 101 metra dhe pritet verdikti zyrtar për të zbuluar nëse historia e futbollit është bërë në shkretëtirën e Kilit...

EMISIONET