Asteroidi me madhësinë e 'Big Ben' do t'i afrohet Tokës të shtunën
Një asteroid i madh pothuajse me madhësinë e orës së Londrës, ' Big Ben ' do të jetë vetëm 173,000 km nga Toka të shtunën - dy herë më afër se hëna, e cila orbiton në një distancë mesatare prej 384,400 km.
Asteroidi, i quajtur '2023 DZ2', aktualisht vlerësohet të jetë deri në 93 metra në diametër , ndërsa Big Ben është 96 metra i gjerë, sipas Daily Mail.
Ai është gjithashtu tre herë më i madh se asteroidi Chelyabinsk që goditi Rusinë në vitin 2013.
NASA thotë se duke kaluar kaq afër Tokës, një asteroid i kësaj madhësie ndodh "vetëm një herë në dekadë".