VIDEO/ Zjarr në një pallat në Barcelonë, tre të vdekur. Banorët dëgjuan një shpërthim të fortë

VIDEO/ Zjarr në një pallat në Barcelonë, tre të vdekur.

Tre të vdekur është numri tragjik i zjarrit që shpërtheu në një pallat në komunën e Rubit, pranë Barcelonës.

Zjarrfikësit çliruan dhjetëra banorë. Ndihma e parë iu dha 23 personave, nga të cilët pesë kanë pasur probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit të dendur.

Viktimat ishin qiramarrës të apartamenteve në katin e parë dhe besohet se kanë humbur ndjenjat duke u përpjekur të largohen nga ndërtesa që digjej.

Sipas dëshmive të banorëve të transmetuar nga radiostacioni Radio Rubi, një shpërthim i fortë është dëgjuar para se të shpërthejë zjarri.

Shkaqet e sakta të zjarrit mbeten të paqarta.

 

EMISIONET