VIDEO/ Fitore jetike për Interin, skuadra zikaltër hipotekon zonën Champions
Interi mbyll me sukses një javë shumë pozitive me dy fitore jetike për të ardhmen e klubit dhe skuadrës zikaltër. Pas suksesit të rëndësishëm në euroderbi, skuadra e Simone Inzaghit kaloi edhe Sassuolon duke rikuperuar terren në Serie A ku ka parakaluar Lazion dhe paralajmëron Juventusin në garën për vendin e dytë.
Zona Champions për sezonin e ardhshëm është pothuajse e hipotekuar nga ekipi nënkampion që lë pas me 5 pikë Milanin dhe shikon vetëm përpara për ta mbyllur kampionatin sërish në vendin e dytë.
Në ndeshjen që pason sfidën me Milanin dhe paraprin testin e dytë të së martës po ndaj kuqezinjve, Lukaku shënoi fillimisht një supërgol dhe më pas nja autogol dhe një realizim i Lautaros thelluan avantazhin që u shkurtua në 3-2 nga emiljanët por Lukaku sërish në vund vendosi kapakun e kësaj sfide që u mbyll në shifrat 4-2.