Vendimi i papritur/ Shpëtim Duro largohet nga stoli i Egnatias

Vendimi i papritur/ Shpëtim Duro largohet nga stoli i Egnatias

Nuk zgjat më shumë se 10 javë aventura e Shpëtim Duros në stolin e skuadrës së Egnatias.

Trajneri kryeqytetas dhe klubi rrogozhinas kanë ndërprerë bashkëpunimin e nisur në muajin tetor të vitit të kaluar.

Shkak është bërë humbja 2-1 ndaj Kukësit që pason disa rezultate zhgënjyese të Egnatias, momentalisht në vendin e katërt me pikë të barabarta me Erzenin. Me Egnatian, Duro numëron 5 fitore, 3 humbje dhe dy barazime. Ai e mori drejtimin e skuafrës në 16 tetor.

Ky është largimi i dytë nga stoli i Egnatias pas atij të Edlir Tetovës i cili nisi sezonin me bardhjeshilët por u largua në mes të tetorit pas humbje me Teutën.

EMISIONET