Tregon si fitohet klasikja, Gilman Lika: Ekipin e kanë penalizuar mungesat

Superiorja kthehet  këtë fundjavë.

Ndeshja që tërheq më tepër vëmendje është klasikja mes Vllaznisë dhe Tiranës.

Gilman Lika në “Sport Magazine” në Ora Neës që moderohet nga Drilon Xhepollari foli mbi këtë takim.

Ish-futbollisti i Vllaznisë dhe Tiranës e quan takimin si një finale për shkodranët.

Gilman Lika: Kjo ndeshje është klasike e futbollit shqiptar dhe historikisht ka qenë një nga më të bukurat e kampionatit. Pavarësisht renditjes dhe vendeve ku kanë qenë ekipet, ka prodhuar emocione. Tiranën e shoh më komode dhe besoj se vjen për dy rezultate në Shkodër. Vllaznia e ka këtë ndeshje për të ndarë shapin nga sheqiri. Duhet me patjetër që të fitojnë.

"Ndeshjet në transfertë kanë qenë problemi i madh për Vllazninë. Ekipi ka pasur edhe mungesa të shumta që e kanë penalizuar. Bekim Balaj? Të gjithë e njohim këtë lojtar, por Bekimi ka pasur impakt pozitiv te ekipi. Ka rritur anën psikologjike te skuadra pasi është lojtar i Kombëtares. Nuk duhet të lihen të gjitha gjërat në dorën e Bekimit. Uroj që të shënojë ndaj Tiranës dhe të hapet sërish kampionati. Superiorja ka pasur rritje dhe nuk është e lehtë që të përshtatesh. I duhet pak kohë sa të ambientohet”, tha Lika.

EMISIONET