Titullari i Kosovës do të mungojë në sfidat e Nations League, ja arsyeja

Titullari i Kosovës do të mungojë në sfidat e Nations

“Dhimbjet e kokës” për Franco Fodën sa vijnë e shtohen. Një tjetër futbollist largohet nga grumbullimi i Kosovës para duelit me Rumaninë.

Bëhet fjalë për Donat Rrudhanin, i cili sipas mediave në Kosovë është dëmtuar gjatë seancës së djeshme stërvitore.

Lojtari i është nënshtruar vizitave mjekësore dhe më pas është mësuar se e ka të pamundur të kontribuojë për “Dardanët” në sfidën me Rumaninë dhe atë ndaj Lituanisë.

Në këto kushte është larguar nga grumbullimi i Kosovës dhe lojtari nuk ka udhëtuar me pjësën tjetër të skuadrës për në Rumani.

Një mungesë e madhe për Fodën, pasi 25-vjeçari është një element kyç në formacionin e gjermanit.

EMISIONET