Rodri kërkon rikthimin në Spanjë/ Real Madridi synon goditjen e madhe me kampionin e botës

Rodri mund të jetë një nga lëvizjet më të mëdha të merkatos së verës, pasi mesfushori spanjoll raportohet se dëshiron t’i bashkohet Real Madridit.
Sipas gazetarit të Radio MARCA, Sergio Valentin, lojtari i Manchester Cityt është i hapur për një rikthim në Spanjë, ndërsa klubi madrilen po shqyrton mundësinë e transferimit të tij pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, thuhet se mbetet i interesuar për shërbimet e mesfushorit 30-vjeçar, ndërsa drejtuesit e klubit pritet të intensifikojnë përpjekjet për ta sjellë atë në Santiago Bernabeu.
Rodri vjen pas një Botërori të jashtëzakonshëm, ku udhëhoqi Spanjën drejt triumfit dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut, duke rritur edhe më shumë vlerën e tij në tregun ndërkombëtar.
Mesfushori ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2027 dhe që prej transferimit nga Atletico Madridi në vitin 2019, është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Evropës, duke fituar tituj të shumtë në Premier League dhe Ligën e Kampionëve.
Një transferim te Real Madridi do të shënonte rikthimin e Rodrit në futbollin spanjoll dhe një tjetër përforcim të madh për skuadrën madrilene.


