Tafaj: Sigurimi i kalimit në play off të Botërorit është një arritje shumë e madhe për futbollin tonë

Ish-futbollisti, Alban Tafaj në një intervistë në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se sigurimi i kalimit në play off të botërorit është një arritje shumë e madhe për futbollin tonë.

Tafaj: Sigurimi i kalimit në play off të Botërorit është një arritje shumë e madhe për futbollin tonë.

Në këtë ndeshje para Anglisë, ishim të paktën të çliruar nga ana emocionale.

Nga presioni që kishte skuadra.

Vlerat maksimale do i shtoja stafit, ekipit, të gjithë protagonistëve.

Por pse jo edhe të gjithë ato që e kanë mbështetur këtë kombëtare dhe kanë besuar te kjo kombëtare.

Besoj se kanë dhënë maksimumin.

Në hedhjen e shortit të grupit K ku merrnim pjesë të katër skuadrat, në fillim ngaqë kundërshtari jonë direkt ishte Serbia sepse tashmë dihet forca e Anglisë, ka dhënë maksimunim dhe atëherë të gjithë ne shpresonim që të paktën tek Serbia do e kishim kundërshtarin direkt.

Besuam tek një rezultat pozitiv sidomos në Shqipëri.

 

EMISIONET