SOT, DITA E FUNDIT E MERKATOS/ Mateta nuk transferohet te Milan, shkak problemet në gju

Kjo e hënë është mundësia e fundit për transferimin e mundshëm të lojtarëve, pasi në orën 19:00 merkatoja mbyllet! Sulmuesi francez, Mateta që pritej t’i bashkohej Milanit, mbetet te Crystal Palace për shkak të problemeve shëndetësore. Lëvizje në orët e fundit priten ngs Celsi në Angli dhe Celtic në Skoci.

SOT, DITA E FUNDIT E MERKATOS/ Mateta nuk transferohet te Milan, shkak problemet

Merkatoja e dimrit po mbyllet, dhe kjo e hënë është dita dhe shansi I fundit për transferimet  që presin finalizim.

Mediet italiane raportojnë se e ardhmja e Jean-Philippe Matetas mbetet në pikëpyetje. Transferimi i sulmuesit francez nga Crystal Palace te AC Milan është vënë në rrezik për shkak të shqetësimeve mjekësore.

Klubi kuqezi ka dyshime për gjurin e lojtarit, konkretisht për një problem të mundshëm në menisk. Mateta ka kryer tashmë kontrolle mjekësore në Londër, por raportet e para nuk janë konsideruar të mjaftueshme. Për këtë arsye, një mjek i stafit të Milanit pritet të mbërrijë sot në kryeqytetin britanik për ta ekzaminuar personalisht lojtarin, përpara se të merret vendimi përfundimtar.

Marrëveshja parashikon që Milani të paguajë 35 milionë euro, ndërsa Mateta të firmosë një kontratë trevjeçare, me pagë 3 deri në 3.5 milionë euro në sezon, plus bonuse. Megjithatë, në këtë fazë gjithçka mbetet e hapur: ose transferimi finalizohet, ose dështojnë negociatat.

Ndërkohë në Angli, Chelsea mund të jetë aktiv në orët e fundit. Klubi po shqyrton rikthimin e Mamadou Sarr nga huazimi te Strasbourg, ndërsa Aaron Anselmino pritet të shkojë në drejtim të kundërt, po në formë huazimi.

Nga ana tjetër, Neëcastle nuk pritet të afrojë lojtarë të rinj. Trajneri Eddie Hoëe ka bërë të qartë se nuk dëshiron të humbasë asnjë lojtar kyç, përfshirë mesfushorin Joe Ëillock, i cili është kërkuar nga Fulham. “Magpies” janë dobësuar në mesfushë për shkak të dëmtimeve të Bruno Guimarães dhe Joelinton. Një largim i mundshëm mbetet mbrojtësi Jamaal Lascelles, që kërkohet nga Leicester.

Në Skoci, Celtic është pranë mbylljes së dy marrëveshjeve: sulmuesi Junior Adamu nga Freiburg dhe anësori Joel Mvuka nga Lorient. Trajneri Martin O’Neill konfirmoi se negociatat janë në fazë të avancuar dhe se klubi po kërkon edhe një mbrojtës qendror.

Afati merkatos së  janarit mbyllet këtë të hënë, 2 shkurt,  në orën 19:00.

EMISIONET