SI NDAHET FATI I EKIPEVE SONTE? 18 ndeshje në një orar, ja shanset e skuadrave për kualifikimin në Champions

SI NDAHET FATI I EKIPEVE SONTE? 18 ndeshje në një orar, ja shanset e

Champions League sonte hyn në fazën më dramatike të saj. Java e fundit e fazës së ligës luhet me 18 ndeshje njëkohësisht, një mbrëmje që premton spektakël, gola dhe llogari deri në sekondat e fundit.

Nga 36 skuadrat që zbresin në fushë, vetëm dy ekipe kanë siguruar matematikisht kualifikimin direkt në raundin e 16-të: Arsenal dhe Bayern Munich. Ndërkohë, katër skuadra janë eliminuar tashmë nga gara: Frankfurt, Slavia Prague, Villarreal dhe Kairat Almaty.

Situata është tepër e ngjeshur në krye, ku 8 ekipe ndodhen në kuotën e 13 pikëve, çka e bën të qartë se diferenca e golave do të jetë faktori vendimtar për kualifikimin direkt pa kaluar nga playoff-et.

Në rast barazimi edhe në golavarazh, renditja do të përcaktohet nga kriteret e tjera: golat e shënuar, golat në transfertë, numri i fitoreve dhe më tej faktorë të tjerë rregullatorë.

SI NDAHET FATI I EKIPEVE SONTE:

✅ Vendet 1-8: kualifikim direkt në raundin e 16-të

???? Vendet 9-24: kalojnë në playoff

❌ Vendet 25-36: eliminohen

Sipas projeksioneve të bazuara te kalendari dhe përplasjet direkte, ekipet më pranë kualifikimit janë:

Liverpool – 97%

Barcelona – 88%

Real Madrid – 75%

Manchester City – 74%

PSG – 67%

Tottenham – 41%

Ndërkohë, më të rrezikuarat për eliminim janë:

FC Copenhagen – 95%

Bodø/Glimt – 94%

Ajax – 90%

Union Saint-Gilloise – 90%

Pafos – 76%

Benfica – 69%

EMISIONET