SHOKUESE! Wanda Nara është e sëmurë me leuçemi?

SHOKUESE! Wanda Nara është e sëmurë me leuçemi?

Mediat argjentinase publikojnë një lajm që nëse gjen konfirmim zyrtar, do të jetë shokues për të gjithë botën e spektaklit, futbollit dhe jo vetëm. Sipas disa mediave, bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara është diagnostikuar me leuçemi.

Lajmn e dha fillimisht “Radio Mitre” por më pas tre burime të tjera e konfirmuan. Bëhet fjalë për njerëz pranë bashkëshortes së sulmuesit argjentinas, të cilët theksojnë se të mërkurën ajo u shtrua në spital për shkak të dhimbjeve të mëdha në mes por mjekët e diagnostikuan me sëmundjen e rëndë.

 

Gazetari Jorge Lanata deklaron:

“Do t’i bëjnë një test më të hollësishëm për të konfirmuar dyshimet që kanë por është e sigurt që dyshimet janë të mëdha dhe kanë baza të rëndësishme. Ajo ishte kthyer në qytezën Los Arcos me një dhimbje të fortë barku por rezultatet e gjakut ishin shumë të këqija. Mauro Icardi është me të dhe është shumë në tension”.

EMISIONET