Shehi: Ky është Partizani që dua, të luajmë kështu

Shehi: Ky është Partizani që dua, të luajmë kështu

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi u shpreh i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve në derbin e fituar 2-0 ndaj Dinamos.

“Këtë agresivitet, përqëndrim e vlerësim duhet të na shoqëroj në ndeshjet e fundit. Kjo ka çeduar deri tani. Një fitore që vjen në momentin e duhur.

Derbi me Tiranën? Donim të fitonim sot pasi vinim me rezultate jopozitive. Derbi nuk ka rëndësi pozicioni, është derbi.

Ne kërkonim të dilnim superior në mesin e fushës, donim që Maguette të ishte i lirë. Me inferioritetin numerik të kundërshtarit dolëm 4-2-3-1.

Sulmuesit dolën sipër, Keko arriti të shënonte. Kur ishim superior po nxitonim pak, po qarkullonim topin shumë shpejt duke shpenzuar shumë energji”, tha Shehi.

EMISIONET