Serie A, Juventusi nuk ia del në Reggio Emilia, Sassuolo i bën një surprizë (VIDEO)

Tjetër rezultat surprizë këtë fundjavë në Serie A pas ndalesave të Milanit, Napolit dhe Interit. Juventusi mundet me rezultat minimal në “Mappei Stadium” ku Gregorie Deffrel në minutën e 65 bëri diferencën në fushën e lojës.
Një ndeshje e dobët nga ana e skuadrës së Massimilliano Allegri-t, i cili regjistron një disfatë tjetër pas asaj në fushën e Lazios.
Pas kësaj humbjeje, Juventus mbetet në kuotën e 44 pikëve, shumë larg zonës europiane me Atalantën që mban vendin e fundit për një biletë kontinentale që është 4 pikë larg por ka edhe një ndeshje më pak.
Në krahun tjetër, Sassuolo arrin matematikisht mbijetesën duke siguruar minimalisht edhe një sezon tjetër mes më të mirëve të futbollit italian.

