“Sa më pak fjalë dhe sa më shumë vepra në fushën e lojës”, Pep Guardiola jep mesazhin përpara finales
Në konferencën e shtypit përpara finales, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola u shfaq shumë i emocionuar dhe optimist për sfidën e fundit të sezonit.
Pep Guardiola:
“Ndiej fluturat në stomak që pak orë përpara ndeshjes nisin të lëvizin më shpejt, Duhet të bëjmë atë që dimë të bëjmë dhe te mundim Interin. Qetësia më buron nga faktis që jam i përqëndruar për të mundur kundërshtarët në fushën e lojës.
Të dyja skuadrat janë të lodhura pas një sezoni të gjatë por tani duhet të flasim pak dhe të bëjmë shumë nesër në fushë. Nuk ka asgjë tjetër rëndësi përveç sjelljes tonë në fushën e lojës gjatë 95 minutave. Duhet të bëjmë shumë kujdes nga Barella por edhe pse janë një skuadër interesante, ne duhet të mendojmë për veten tonë.
Haaland do të ketë edhe mundësi të tjera për të luajtur finale ndërsa unë i kam thënë se do të ketë shumë pak hapësira me Calhanoglu dhe Brozovic në mesfushë. Ai e di që i nevojitet durim sepse topat për të shënuar do t’ia japin”.