Inzaghi dëshiron trofeun, Calhanoglu kërkon zemrën në fushën e lojës

Inzaghi dëshiron trofeun, Calhanoglu kërkon zemrën në

Simone Inzaghi flet në konferencën e shtypit përpara finales së UEFA Champions League kundër Manchester City.

Simone Inzaghi:

“Është një ndjesi fantastike por ne nuk duam të kënaqemi me kaq pasi duam ta luajmë këtë finale në mënyrën më të mirë të mundshme. Manchester City është skuadra më e mirë e botës por në fushë jemi 11 kundër 11 dhe ne kemi bërë një rrugëtim fantastik e jemi këtu për të luajtur shanset tona. Do të duhet zemër dhe kokë për të qëndruar në ndeshje.

Hakan Calhanoglu:

“Jemi përmirësuar në shumë detaje, edhe psikologjikisht. Kemi luajtur shuëm finale por nesër do të jetë një ndeshje e komoplikuar edhe pse do të japim maksimumin. Jemi gati për çdo gjë, edhe për të vuajtur disa minuta ndoshta. Unë kam shumë besim sepse do të vendosim zemrën në fushë. Manchester City është i fortë por ne do të bëjmë ndeshjen tonë duam të rishkruajmë historinë pas 13 viteve”.

 

 

EMISIONET