Ronaldo bën bilancin: Dy klube dhe pesë trajnerë në 2021, askush nuk është i kënaqur

Ronaldo bën  bilancin: Dy klube dhe pesë trajnerë në 2021,

Cristiano Ronaldo nuk shquhet për shumë statuse në rrjetet sociale por ai nuk mund të mos bënte një bilanc për vitin që lamë pas.

Në profilin e tij ndryshe nga shumë futbollistë që tregojnë se ku po kalojnë pushimet, sulmuesi portugez ka uruar me familjen e tij por ndërkohë ka bërë edhe bilancin ku sigurisht e pranon se te Man. United nuk është askush i kënaqur me atë që po bën.

“2021 është në fund dhe nuk ka qenë aspak një vit i lehtë pavarësisht 47 golave të shënuar në të githa kompeticionet.

Dy klube të ndryshme dhe pesë trajnerë të ndryshëm. Një fazë finale e “Euro 2020” e luajtur me kombëtaren time dhe në pritje të kualifikimit në Kupën e Botës “Katar 2022”, Isha krenar që fitova Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë dhe u bëra golashënuesi më i mirë në Serinë A.

Nuk jam i kënaqur me atë që po bëjmë tek United. Askush prej nesh nuk është i lumtur, jam i sigurt. Kthimi në “Old Trafford është  një nga momentet më ikonike të karrierës sime. Ne e dimë se duhet të punojmë më shumë, të luajmë më mirë dhe të ofrojmë shumë më tepër se ajo që po bëjmë tani. Ne e presim vitin 2022 me një mentalitet më të fortë, për ta çuar këtë klub aty ku e Meriton”, shkruajti Cristiano Ronaldo.

Në urimin e tij ai lë takim së shpejti me tifozët teksa, Man. United të Hënën do të përballet me Wolverhampton në “Old Trafford”./Ora News/.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

EMISIONET