Renditja e UEFA-s sipas kombeve/ Udhëheq Anglia, Kosova më lart se Shqipëria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2024, 13:19

UEFA ka përditësuar së fundmi renditjen e re të shteteve, barazuar në performancat e klubeve. Një gjë e tillë do të shërbejë për të ndarë numrin e klubeve që do të ketë nga secili shtet në Champions duke filluar nga sezoni 2025-2026.
Anglia udhëheq renditjen, e ndjekur nga Spanja dhe Italia. Interesant është fakti se Kosova mban vendin e 32-të, ndërkohë që Shqipëria gjendet shumë më poshtë, në vendin e 47-të.




