Meta e nis ditën në shoqërinë e Blushit dhe legjendës së futbollit: Do ta kemi gjithnjë vëmendjen te sporti! Ndryshimi do të vijë!

Meta e nis ditën në shoqërinë e Blushit dhe legjendës

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka nisur ditën me ish-futbollistin legjendë të Kombëtares Agustin Kola.

Meta shpreh shqetësimin për sportin dhe mungesën e terreneve sportive publike në Tiranë, por besimplotë se pas 14 majit ndryshimi do të vijë!

“Dita nuk mund të niste më vrullshëm se sa me legjendën bardhë e blu dhe të Kombëtares, Agustin Kola!

Gjithmonë i shqetësuar për sportin dhe mungesën e terreneve sportive publike në Tiranë, por besimplotë se pas 14 Majit Ndryshimi do të vijë! Fëmijët nuk mund të paguajnë çdo ditë për të luajtur!

Së bashku me Tedin dhe ekipin e këshilltarëve bashkiakë, do ta kemi gjithnjë vëmendjen te sporti, te personalitetet si Agustini, që i kemi aq për zemër, për të dëgjuar me përulësi zërin e tyre!”, shkruan Meta.

ilir meta tedi blushi meta agustin kola

EMISIONET