Kandidati i PS-së për Sarandën Oltion Caci në podkast me Edi Ramën

Kandidati i PS-së për Sarandën Oltion Caci në podkast me Edi

Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Sarandë, Oltion Caci ishte i ftuari e radhës në episodin e pestë të podkastit “Flasim” të Kryeministrit Edi Rama.

Gjatë prezantimit të kandidatit të Sarandës, Rama tha se është një personazh që pakkush ia ka dëgjuar emrin ndonjëherë, por që shumëkush do t’ia mësojë në vitet që kemi përpara.

Kryeministri shprehu bindjen se “për 4 vjet ne do t’i japim bashkë Sarandës një fuqi të re, sikur e shoh këtë gjë”.

“Jam i bindur se nuk do të lë çdo mëngjes e çdo darkë pa të kujtuar Sarandën e Ksamilin sepse është realisht porta e turizmit, ajo që e hap dhe ajo që e mbyll, është fat për turizmin shqiptar”, tha Caci.

Rama kërkoi nga kandidati i Sarandës që prej mëngjesit e deri në darkë të rri sa më shumë pa gjumë për të punuar për qytetin.

oltion caci edi rama

EMISIONET