Mbappe "shkruan" historinë/ Kapiteni i Francës, shënuesi më i mirë i kupave të botës

Mbappe "shkruan" historinë/ Kapiteni i Francës,

Pas gjysmëfinales ndaj Spanjës u kritikua shumë. Kilian Mbape u gjykua jo si kapiten në lartësinë e duhur pasi Franca u mund bindshëm 2-0 nga Spanja, por gjithsesi kontributi I tij në kupat e botës është vërtet I madh.

Sulmuesi 27-vjeçar u bë shënuesi më I mirë në historinë e këtij konkurrimi me 22 gola, pasi realizoi dy herë ndaj Anglisë në atë që quhet finalja e vogël.

Lionel Mesi, për momentin, ka mbetur pas me 21. Për më tepër, futbollisti I Realit është ende I ri dhe do të ketë mundësi të luajë besohet edhe dy botërorë të tjerë, pra sipas logjikës do ta përmirësojë më tej këtë rekord.

Nuk është pak të shënon 22 herë në 22 sfida, me një gol për ndeshje, më mirë sesa Mesi, dhe më mirë sesa legjenda tjetër Pele.

Gjithsesi, një Gerd Myler ka mesatare më të mirë, padyshim një Zhyst Fonten e Koçish, e nuk duhen harruar legjenda si Euzebio apo Ademir I Brazilit. Mbape është padyshim një fenomen I golit, ndërsa luan Botërorin e tretë në karrierë .

Natyrisht, që ai mund të rivalizojë për të barazuar rekordet e Ronaldos e Mesit me 6 kupa të botës, ndërsa është në “pole position” për të fituar Këpucën e Artë të këtij turneu, duke pasur 10 rrjeta, dy më shumë sesa Mesi.

EMISIONET