“PENGU” I ZIDANE/ Francezi: Për të ardhur keq që nuk luajta kurrë me Messin

Pengu më i madh i Zidan në karrierën e tij futbollistike duket se është mos zhvillimi i një ndeshjeje, duke pasur shok skuadre Leo Mesin. Deklaratën legjenda franceze e dha gjatë një interviste, në praninë e yllit argjentinas.

“PENGU” I ZIDANE/ Francezi: Për të ardhur keq që nuk

Legjenda e Realit të Madridit dhe Francës, Zinedine Zidane, deklaroi se do të kishte dashur që në një moment të karrierës së tij të luante së bashku me Lionel Messin dhe se është për të ardhur keq që nuk ka mundur ta bënte një gjë të tillë.

Deklaratën 51-vjeçari e dha gjatë një interviste eksluzive për ‘Adidas’, në praninë edhe të vetë yllit argjentinas.

Zidane ka pranuar se do të kishte dashur të luante përkrah 8 herë fituesit të ‘Topit të Artë’.

“Është për të ardhur keq që nuk mundëm të luanim bashkë. Ky është momenti që unë t'ju jap topin. Sot është një ditë shumë e rëndësishme për mua sepse mund t'i them atij sa e admiroje atë. Unë mendoj se ai është magjik, magji e pastër”, u shpreh ish-fantazisti francez.

As Messi nuk i kurseu lëvdatat për Zinedine Zidane.

"Unë e kam admiruar gjithmonë dhe e kam pëlqyer shumë. E kam ndjekur shumë në Madrid. Dhe ai më bëri të vuaj shumë edhe mua sepse isha nga Barcelona!", tha 36-vjeçari.

Të dy ngritën një diskutim interesant që mbulonte një gamë të gjerë temash. Ata folën për ndjenjën e shënimit të një goli për kombin e tyre në finalen e Kupës së Botës. Gjithashtu prekën llojin e respektit që argjentinasi ka për të ndjerin e madh Diego Maradona, si dhe mungesën e ‘dhjetëshave’ në futbollin botëror për momentin.

Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme si lojtar, Zidane luajti kundër Messit vetëm një herë në vitin 2005. Dy lojtarët legjendar ishin shpesh rivalë, por kurrë nuk luajtën së bashku.

klaudio pulaj zinedine zidane lionel messi

EMISIONET