Osimhen merr ofertën joshëse nga Arabia, shifra tunduese për yllin e Napolit

Al Hilal kërkon me çdo kusht një sulmues të klasit botëror dhe e gjithë vëmendja e kliubit arab është përqëndruar te Victor Osimhen. Sulmuesi i Napolit edhe pse vetëm 23 vjeç dhe në kulmin e karrierës, mund të tundohet nga milionat arabe.
Sipas mediave italiane, klubi nga Lindja e Mesme ofron deri në 50 milionë euro në sezon për nigerianin i cili aktualisht në Napoli fiton rreth 10 herë më pak.
Al Hilal ka gjetur gjihën e përbashkët edhe me klubin e kaltër sepse 160 milionë euro mjaftojnë për presidentin Aurelio de Laurentiis i cili është gati ta sakrifikojë bomberin për një shumë të tillë që është dyfishi i asaj me të cilën e bleu në vitin 2021 nga Lille.
Në këtë operacion mund të përfshihet edhe mesfushori Piotr Zielinski, i cili ka edhe 1 vit kontratë me kampionët e Italisë por për 30 milionë mund të bëjë gati valixhet bashkë me Osimhen.

