Nuk bindi te Nottingham Forest, Origi rikthehet në Milano

Nuk bindi te Nottingham Forest, Origi rikthehet në Milano

Divock Origi rikthehet në Milano.

Përmes një deklarate në faqen zyrtare, Nottingham Forest i ka dhënë lamtumirën sulmuesit belg, i cili mbërriti në klubin anglez verën e kaluar në formë huazimi, me të drejtë blerjeje prej 5.5 milionë eurosh në fund të huazimit.

Sulmuesi nuk arriti të bindte në Angli dhe për këtë arsye klubi i Nottingham ka vendosur që të mos e aktivizojë opsionin e blerjes së kartonit të Origi-t nga Milan-i.

Në 22 paraqitje me Nottingham-in, Origi shënoi vetëm një gol, ndërsa tashmë do duhet të rikthehet në Milano, te “kuqezinjtë” e këtij qyteti me të cilët ka kontratë deri në  vitin 2026 nga e cila përfiton një pagë prej 4 milionë euro në sezon.

EMISIONET