Novak Djokoviç triumfon në Roland Garros, është Grand Slami i 19-të

Novak Djokoviç triumfon në Roland Garros, është Grand

Nuk ka dyshim që Novak Djokoviç është tenisti më në formë dhe e tregoi finalja e madhe e Roland Garros të cilën sportisti serb e fitoi me një përmbysje fantastike 3-2 me sete ndaj grekut Stefanos Tsitsipas.

Ishte një betejë e gjatë që zgjati 4 orë e 11 minuta të cilën Nole e fitoi me rezultatin 6-7, 2-6, 6- 3, 6-2, 6-4.

Kur dukej se Tsitsipas pas dy seteve po i garantonte vetes suksesin më të madh të karrierës, Djokoviç tregoi më të mirën teksa barazoi në 2-2 dhe e çoi finalen në setin vendimtar të cilin e fitoi 6-4.

Për Novak Djokoviç në total është triumfi i dytë në karrierë në Roland Garros dhe tani numëron në total 19 turne Grand Slam që po e bëjnë një nga sportistët e mëdhenj të këtij sporti.

Stefanos Tsitsipas po ngrihet gjithnjë e më shumë dhe do të ketë kohën e tij ndërsa tani do të mjaftohet me ngjitjen në vendin e katërt në renditjen e përgjithshme.

EMISIONET