Nis numërimi mbrapsht për BOTËRORIN! Ky edicion vjen me shumë ndryshime dhe sfida

Ka nisur numërimi mbrapsht për kupën e botës. Kompeticioni më i madh në botë që nis këtë të enjte, vjen në këtë edicion me shumë ndryshime dhe sfida që përfshijnë rritjen e skuadrave dhe të ndeshjeve, por dhe të nxehtit të madh dhe cmimeve të larta

Nis numërimi mbrapsht për BOTËRORIN! Ky edicion vjen me

Pritjes po i vjen fundit. Kupa e botës është gati për të nisur, ndërsa ky edicion do të hyjë në histori si edicioni i parë që organizohet nga tre vende njëkohësisht SHBA, Kanadaja dhe Meksika, por edhe si kampionati i parë me 48 skuadra pjesëmarrëse.

FIFA ka vendosur të zgjerojë kompeticionin me synimin për t’u dhënë më shumë kombëtareve mundësinë për të qenë pjesë e eventit më të madh të futbollit.

Formati i ri sjell një ndryshim të madh në fazën e grupeve. Në vend të 8 grupeve me nga 4 ekipe, tani do të ketë 12 grupe me nga 4 kombëtare.

Dy skuadrat e para të çdo grupi do të sigurojnë automatikisht kalimin në fazën tjetër, ndërsa shanset nuk mbarojnë as për vendet e treta. Tetë ekipet më të mira mes 12 vendeve të treta do të plotësojnë numrin e 32 skuadrave që avancojnë në fazën me eliminim direkt.

Për shkak të zgjerimit të turneut është shtuar edhe një raund i ri, ai i 1/16-ve. Pas tij, kompeticioni vazhdon sipas skemës tradicionale me 1/8-at, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen. Si pasojë, skuadrat që arrijnë deri në fund të garës do të zhvillojnë tetë ndeshje, një më shumë se në formatin e mëparshëm.

Nis numërimi mbrapsht për BOTËRORIN! Ky edicion vjen me

Numri total i ndeshjeve do të rritet ndjeshëm. Nga 64 takime që zhvilloheshin në Botërorët e mëparshëm, në vitin 2026 do të luhen plot 104 sfida. Kjo ka bërë që turneu të zgjasë 40 ditë, nga 11 qershori deri më 19 korrik.

Faza e grupeve do të nisë më 11 qershor dhe do të mbyllet më 28 qershor, duke zgjatur 18 ditë. Menjëherë pas saj do të startojë faza me eliminim direkt, pa asnjë ditë pushim. Ndeshjet e 1/16-ve dhe 1/8-ve do të zhvillohen nga 28 qershori deri më 7 korrik. E vetmja ditë pushimi në këtë periudhë do të jetë 8 korriku.

Më pas, nga 9 deri më 12 korrik do të luhen çerekfinalet, ndërsa 13 korriku do të jetë ditë pushimi. Gjysmëfinalet janë planifikuar për datat 14 dhe 15 korrik. Ndeshja për vendin e tretë do të zhvillohet më 17 korrik, ndërsa finalja e madhe është programuar për më 19 korrik në stadiumin MetLife.

EMISIONET