Tallet me ofertën e madrilenëve! Reali ofron 150 mln euro për Alvarez, Atletico ironi në rrjetet sociale
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka mbajtur premtimin pas rikonfirmimit në detyrë duke dërguar një ofertë rekord prej 150 milionë eurosh për Julian Alvarez. Atletico Madrid e ka refuzuar menjëherë ofertën pa e marrë në shqyrtim dhe ka reaguar me tone ironike ndaj rivalit të qytetit në rrjetet sociale. Klubi madrilen këmbëngul se sulmuesi argjentinas nuk është në shitje, përveç rastit të pagesës së klauzolës prej 500 milionë eurosh.

Pas rikonfirmimit në detyre, Presidenti i Real Madrid, Perez e ka mbajtur premtimin, duke dërguar një ofertë rekord prej 150 milionë eurosh për Julian Alvarez. Kreu i los blankos nuk ka humbur kohë dhe ka bërë ofertën zyrtare atletiko madrid.
Por rivalët e qytetit nuk e morën në shqyrtim ofertën duke e refuzuar menjëherë. Historia nuk përfundoi me kaq. Pas refuzimit, Atletico reagoi me tone ironike në rrjetet sociale, duke tallur rivalin e përjetshëm. Në rrjetin social X, ata ripostuan deklaratën e realit, me disa figura të qeshurash.
Postimet nuk u ndalën. Atletico mohoi se kanë marrë në konsideratë ndonjë ofertë të Realit për yllin e tyre.
“Do të keni konfuzuar sjelljen e mirë me mirënjohjen, nuk ju falënderojmë për asgjë. Si mund të mos shkojmë dakord me ju, kur na bëni të qeshim madje më shumë se Barcelona?”, shkruhej ndër të tjera në reagimin zyrtar të Atléticos.
Ndërkaq, klubi madrileën hodhi edhe një akuzë direkte në për merkaton: “Duke përfituar nga marrëdhëniet e mira me presidentin tuaj të ri, bëni mirë të ndaloni së ‘vjedhuri’ lojtarë nga Akademia jonë. Faleminderit Real!”.
Duke përfituar nga interesi i lartë për Alvarez, Atletiko mesa duke po ndjek rrugën e ironisë si me Realin ashtu edhe me Barcelonën.
Oferta prej 150 milionë eurosh do të ishte një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit, por Atletico mbetet e vendosur të mbajë kampionin e botës me Argjentinën, i cili sezonin e kaluar realizoi 20 gola në 49 ndeshje.
Ndërkohë, mediat spanjolle raportojnë se interesimi për Alvarez vazhdon edhe nga klube të tjera të mëdha evropiane, por për Atletico, sulmuesi argjentinas nuk është në shitje ose duhet të paguhet klauzola prej 500 milionë eurosh.


