Nga alarmi për sulme me raketa te mbërritja në Kosovë, ja çfarë po ndodh me kombëtaren e Izraelit

Nga alarmi për sulme me raketa te mbërritja në Kosovë, ja

Teksa ishte nisur për në aeroportin e Tel Avivit, nga ku do të fluturonin drejt Kosovës, për duelin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit, kombëtarja e Izraelit është detyruar të dalë nga autobusi në autostradë pas një alarmi që morën nga autoritet për një sulm të mundshëm me raketë.

Pas qetësimit të situatës, izraelitët kanë vijuar normalisht udhëtimin, teksa gjatë mbrëmjes kanë zbarkuar në Prishtinë.

Vlen të theksohet fakti si në aeroportin e Prishtinës kishte masa shumë të rrepta sigurie. Dy autobusët e ekipit izraelit u shoqëruan nga disa makina të Policisë së Kosovës nga aeroporti deri në hotelin ku po qëndron ekipi. “Asgjë nuk do të na ndalë në rrugën tonë drejt Euro 2024”, shkroi federata izraelite.

Kjo do të jetë ndeshja e parë që Izraeli do të luajë që nga nisja e luftës në Rripin e Gazës. Fillimisht, ndeshja Kosovë-Izrael ishte paraparë të mbahej më 15 tetor, ndërkohë që u shty për këtë të diel.

Izraeli është në vendin e tretë në Grupin I për Euro 2024, pas Rumanisë dhe Zvicrës, por ka dy ndeshje të paluajtura. Izraelitët asnjëherë nuk janë kualifikuar në Kampionatin Evropian që kur iu bashkuan UEFA-s më 1994. Ndërkohë tani duhet të luajë katër ndeshje në dhjetë ditë, në tentim që të kualifikohet.

EMISIONET