Neymar te Manchester United por vetëm me një kusht…kryesor

Neymar te Manchester United por vetëm me një kusht…kryesor
PSG dhe Neymar po mendojnë ndarjen e rrugëve në drejtime të ndryshme. Prej më shumë se dy sezonesh braziliani konsiderohet si “mish i huaj” na skuadrën pariziene edhe pse përfiton rreth 20 milionë në sezon dhe në fund të këtij sezoni që sulmuesi do ta mbyllë në infermieri, kontrata do të prishet.

Në radhë të parë për të afruar lojtarin tekanjoz të PSG është Manchester United por jo drejtuesit aktualë. “O Ney” është në listën e premtimeve të fondit nga Katari nëse merr drejtimin e shoqërisë angleze.

Konglomerati nga Lindja e Mesme ka një marrëveshje paraprake me brazilianin u cili ka dhënë “ok” për t’u transferuar në “Old Trafford” nëse gjithçka do të shkojë sipas planit. Lajmin e bën të ditur tabloidi “The Sun” që thekson se sheiku Jassim bin Hamad al Thani ka një projekt ambicioz për të ndërtuar një skuadër konkurruese.

Gjithsesi për momentin situata është bllokuar te familja Glazer që kërkon investitorë të rinj e në këtë mënyrë për të mos hequr dorë nga pronësia mbi Man. United. Neymar mbetet lojtari më i shtrenjtë i historisë së futbollit pasi ai i kushtoi PSG-së plot 220 milionë euro ndërsa ka një kontratë deri në vitin 2025.  

 

EMISIONET