Ndihet mungesa e Kane, Tottenham e nis me barazim, golat vijnë nga mbrojtja

Tek Tottenham mesa duket ndihet ende mungesa e Harry Kane. Kjo pasi Spursat nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 në ndeshjen e parë të sezonit të ri në kampionat ndaj Brentford.
Të dy golat për Tottenhamin erdhën nga mbrojtësit duke treguar se Kane ka lënë një boshllëk në repartin sulmues dhe se mesa duket do mungojnë golat e tij. Të gjitha golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë. Në fillim ishte Tottenham që kaloi në avantazh me Romeron në minutën e 11.
Më pas erdhi përmbysja provizore e vendasve me golat e Mbeumo dhe Wissa. Ndërsa në fundin e pjesës së parë ishte Emerson Royal që shënoi për të vendosur rezulatin përfundimtar 2-2. Pjesa e dytë nuk prodhoi asnjë gol, me ekipet që morën nga një pikë.



