Myrto Uzuni kërkohet në Serinë A, ja kur mund të ndodhë transferimi

Myrto Uzuni kërkohet në Serinë A, ja kur mund të ndodhë

Myrto Uzuni mund të rikthehet së shpejti në Evropë.

Sulmuesi shqiptar i Austin FC po vlerëson mundësinë për të lënë MLS-në në fund të vitit 2025, me synimin për t’u rikthyer në futbollin evropian, siç ka raportuar TuttoCagliari.net.

Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se dëshira e tij është e qartë: të provojë sërish veten në një kampionat më konkurrues, pas përvojës përtej Oqeanit.

Kjo dëshirë nuk ka kaluar pa u vënë re, veçanërisht në Itali, ku Cagliari ka shfaqur interes konkret.

Klubi nga Sardenja, që kërkon përforcime në repartin ofensiv për pjesën e dytë të sezonit, po shqyrton mundësinë e huazimit fillestar në janar, një formulë që do t’i lejonte të testonin ndikimin e 30-vjeçarit në Serinë A përpara se të vendosin për një blerje të mundshme.

Për momentin, nuk ka negociata të avancuara, por kontaktet mes palëve mund të intensifikohen gjatë javëve në vijim.

Emri i Myrto Uzunit mbetet një nga më interesantët në horizontin e merkatos së dimrit për klubin kuqeblu.

EMISIONET