Muhammad Ali: Nuk do ta harroj kurrë djalin që isha

Muhammad Ali: Nuk do ta harroj kurrë djalin që isha

Muhammad Ali, ende pa mbërritur majat e suksesit, kishte edhe ai idhujt e tij, shembujt e frymëzimit. Bëhet fjalë për Sugar Ray Robinson (3 maj 1921 – 12 prill 1989), i cili ishte një nga boksierët më të mëdhenj në historinë e sportit. Ai ishte i njohur për stilin e tij të shkëlqyer, shpejtësinë, dhe fuqinë në ring, duke u vlerësuar shpesh si boksieri më i mirë pound-for-pound (në çdo kategori peshe) i të gjitha kohërave.

Robinson filloi karrierën e tij si amator dhe kishte një rekord të jashtëzakonshëm prej 85 fitoresh pa humbje, përfshirë 69 knockouts (KO), para se të kalonte në profesionist në vitin 1940. Si profesionist, ai dominoi në peshën e mesme dhe të lehtë, duke fituar tituj në dy kategori peshe. Ai pati një karrierë mbresëlënëse me 200 ndeshje, 173 fitore, 109 KO, 6 barazime dhe 19 humbje, ndërsa kurrë nuk u eliminua nga kundërshtarët.

Muhammad Ali do të kujtonte se përpara se të nisesha për në Itali në Lojërat Olimpike, u përpoqa të takohesha me Sugar Ray Robinson. Kam ecur deri në Fifth Avenue, në Rrugën 125. Doja t’i merrja autografin dhe t’i thoja që isha rrugës për të fituar një medalje të artë.

Muhammad Ali: Nuk do ta harroj kurrë djalin që isha

Doja t’i thoja se e admiroja dhe se do të bëhesha kampion i botës në peshën e rëndë deri në moshën 21-vjeçare.

Kur mbërrita te klubi, prita jashtë gjithë ditën, që Sugar Ray të arrinte atje. Nuk e kisha problem të prisja; Do të kisha qëndruar jashtë gjatë gjithë javës, nëse do të më duhej.

Ishte rreth orës dhjetë, kur ai mbërriti me makinë. Isha aq i emocionuar, sa për herë të parë në jetën time mbeta pa fjalë. Kur munda emocionet dhe guxova, shkova te z. Robinson dhe i thashë se sa nga larg kisha ardhur për ta parë, dhe sa kohë kisha pritur, për t’i marrë autografin e tij. I thashë se do të bëhesha kampioni i peshave të rënda të gjithë botës dhe se ai ishte heroi im.

Kur mendoj, kujton Muhamed Ali, kuptoj se ai kurrë nuk më ka parë vërtetë, siç mund dhe duhej ta shihte një sportist i famshëm, një adhurues të tij. Ai më dha një goditje të shpejtë në shpatull, duke më thënë: “Më vonë, djalosh, jam i zënë tani”. U shtypa, nënçmimi dhe mospërfillja e tij më goditi fort. Nuk mund ta besoja që ai më la mënjanë ashtu, veçanërisht pasi kisha pritur gjithë ditën që ai të shfaqej. Më dukej sikur këmbët e mia ishin prej çimentoje. Nuk mund të lëvizja. Unë thjesht qëndrova aty teksa pashë Sugar Ray Robinson të kthente shpinën nga unë dhe të largohej.

Edhe pse u ndjeva i lënduar dhe i zhgënjyer, vendosa që të mos lejoja që zhgënjimi im të më merrte më të mirën time.

Muhammad Ali: Nuk do ta harroj kurrë djalin që isha

Ky pësim që më la një shije të hidhur, mu bë një mësim, do të isha ndryshe kur u bëra një boksier i madh. Unë do të isha lloji i kampionit, me të cilin tifozët mund të shkonin dhe të bisedonin. U shtrëngoja duart dhe firmosja çdo autograf, madje firmosja disa autografe paraprakisht, në mënyrë që kur nxitoja t’ua shpërndaja njerëzve, duke i siguruar që të gjithë të shkonin në shtëpi të lumtur. Do të bëja të pamundurën për t’u treguar fansave të mi se sa të rëndësishëm ishin dhe sa shumë i vlerësoja ata. Në atë moment, u zotova të mos largoja kurrë një fans, sepse secili prej tyre ishte munduar aq gjatë të më takonte dhe me po kaq padurim do të vinte në këtë pritje, të cilën nuk do ta injoroja kurrë.

Nuk doja që askush të ndjente zhgënjimin dhe lëndimin që ndjeva atë natë. Gjithmonë do të gjeja kohë për njerëzit që më shikonin, veçnërisht fëmijët.

E dija që kur u bëra kampion – dhe e dija se do të bëja – do të kujtoja se si ishte përpara se të bëhesha i madh. Nuk do të harroja nga erdha dhe cili isha, përpara se të mbërrija të fama. Do të bëhesha kampion i llojit tim, kampion për të gjithë njerëzit kudo në botë.

Dhe sado lart të ngjitesha shkallët e suksesit, do ta shikoja botën pa parë askënd. Dhe nuk do ta harroja djalin që isha dikur… kujtonte Muhammad Ali, kampion i botës në peshat e rënda në Boks X3.

Muhammad Ali ishte një nga boksierët më të mëdhenj dhe më të njohur në histori. I lindur më 17 janar 1942 si Cassius Marcellus Clay Jr. në Louisville, Kentucky, SHBA, ai u bë një ikonë e sportit dhe kulturës botërore. Ali ishte i njohur për aftësitë e tij të jashtëzakonshme në ring, shpejtësinë e tij të pazakontë për një peshë të rëndë dhe stilin e tij të luajtjes “fluturo si një flutur, picko si një bletë.”

Muhammad Ali: Nuk do ta harroj kurrë djalin që isha

Ai fitoi medaljen e artë olimpike në Lojërat Olimpike të Romës në 1960 dhe më vonë u bë kampion bote në peshën e rëndë në boks profesionist. Ali u bë i famshëm jo vetëm për arritjet e tij sportive, por edhe për aktivizmin e tij politik dhe social. Në vitin 1964, pas konvertimit në fenë islame, ai ndryshoi emrin nga Cassius Clay në Muhammad Ali.

Një moment i rëndësishëm në jetën e tij ishte refuzimi i shërbimit ushtarak gjatë Luftës së Vietnamit në 1967, duke deklaruar se lufta ishte kundër parimeve të tij fetare dhe etike. Për këtë vendim, ai u gjobit, iu hoq titulli i kampionit botëror dhe iu ndalua përkohësisht boksi. Megjithatë, më vonë u rikthye triumfues dhe zhvilloi disa nga ndeshjet më të famshme të historisë së boksit, si “The Rumble in the Jungle” kundër George Foreman dhe “The Thrilla in Manila” kundër Joe Frazier.

Përveç arritjeve sportive, Ali u njoh për guximin, karizmën dhe qëndrimet e tij të drejta ndaj padrejtësive sociale. Ai vdiq më 3 qershor 2016, por mbetet një nga figurat më të dashura dhe të respektuara të shekullit të 20-të.

EMISIONET