TORTA 73-VJEÇARE, SHITET 2800 $/ E përgatitur për dasmën e Mbretëreshë Elisabeta II
Një copë “shumë e rrallë” e tortës së dasmës së Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip, e ruajtur për 77 vite, u shit këtë javë për 2800 dollarë nga shtëpia e ankandeve.
Kjo copë torte, e cila tani nuk mund të konsumohet, ka mbijetuar për gati tetë dekada që nga dita e dasmës më 20 nëntor 1947.
Ajo është ende e paketuar me kujdes në një kuti të vogël, me stemën argjendi të Elizabethës si princeshë, dhe një napë të zbukuruar brenda saj.
Copa e tortës iu dërgua nga familja mbretërore Marion Polson-it,kujdestares kryesore të kështjellës në Edinburg, rezidenca qendrore e monarkëve anglezë në Skoci.
Së bashku me tortën, Polson mori një letër nga Elizabetha, ku ajo e falënderonte për dhuratën e dasmës.
Torta e dasmës së Elizabethës dhe Philipit ishte një krijim madhështor, me lartësi prej 2.7 metrash dhe peshë prej 250 kg.
Ajo ishte dekoruar me stemat e të dy familjeve dhe figura prej sheqeri që përfaqësonin aktivitetet e tyre të preferuara. Nga kjo tortë janë nxjerrë 2000 copë për të ftuarit, me qindra të tjera që u dërguan për bamirësi dhe një kat u ruajt për pagëzimin e Princit Charles.
Disa prej këtyre copave kanë mbijetuar ndër vite dhe janë shitur në ankande, si njëra që u shit në vitin 2013 për 1750 paund. Po ashtu, një copë e tortës së dasmës së Princit Charles dhe Princeshës Diana, e ruajtur për 40 vite, u shit për 1850 paund, në ankand, në vitin 2021.
Mbretëresha Elizabeth II dhe Princi Philip janë varrosur së bashku në Kapelën Përkujtimore të Mbretit George VI në kapelën e Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor. Ata lanë pas katër fëmijët e tyre: Mbreti Charles III, Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Edward, si dhe nipërit dhe mbesat e shumta.