Arratisen majmunët në Kaliforni, policia në aksion: Janë agresivë, mos ju afroni

Arratisja e kafshëve nga objektet njerëzore drejt lirisë së natyrës është një skenë e njohur në filmat për fëmijë. Por ja që me sa duket ndodh edhe në realitet. Policia në Kaliforninë e Jugut u bën thirrje banorëve të zonës që të bëjnë kujdes.

Arratisen majmunët në Kaliforni, policia në aksion: Janë

Policia amerikane është në kërkim të 43 majmunëve që u ar


ratisën nga një intitut kërkimor në Karolinën e Jugut, pasi dikush nga stafi harroi derën e tyre hapur.

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve që të mbajnë dyert dhe dritaret e tyre të mbyllura mirë dhe të raportojnë menjëherë nëse shohin ndonjë prej tyre.

"Ju lutemi mos u përpiqni t'u afroheni këtyre kafshëve në asnjë rrethanë," tha policia.

Majmunët e arratisur janë femra të reja, me peshë rreth 3.2 kg secila, sipas Departamentit të Policisë.

Arratisen majmunët në Kaliforni, policia në aksion: Janë

Makakët, lloji i majmunëve të arratisur njihen si agresivë por shefi i policisë së Yemassee, Gregory Alexander tha se nuk ka pothuajse asnjë rrezik për publikun.

Madje shton se  “Nuk janë testuar ende, por janë shumë të reja për të bartur sëmundje.”

Në zonë janë vendosur kurthe për kapjen e tyre dhe janë duke u përdorur edhe kamerat errugëve dhe objekteve në zonë për ti lokalizuar.

Ka disa gjëra të vogla për të ngrënë në pyll, por jo mollët që atyre u pëlqejnë vërtet, thonë përfaqësues nga instituti kështu që shpresojnë që t'i joshin brenda 2 ditëve.

Kongresmenia Nancy Mace, e cila përfaqëson Karolinën e Jugut në Dhomën e Përfaqësuesve, shkroi në Tëitter se zyra e saj po mbledh të gjithë informacionin e nevojshëm mbi largimin e kafshëve.

Sipas medieve, kjo nuk është hera e parë që majmunët ikin nga objekti.

Në vitin 2016, 19 majmunë u arratisën përpara se të ktheheshin rreth gjashtë orë më vonë. Dy vjet më parë, 26 të tjerë po ashtu u larguan. Qyteti në fjalë Yemassee, 100 km në lindje të Charleston, ka një popullsi prej më pak se 1,100 banorë.

EMISIONET