"Molla e ndaluar", Bayern do të shpenzojë shumë për qëndërsulmuesin afrikan

"Molla e ndaluar", Bayern do të shpenzojë shumë

Largimi i Robert Lewandowski-t ka lënë një boshllëk të madh te Bayern Munchen gjatë këtij sezoni. Choupo-Moting ka shënuar 17 gola në të gjitha kompeticionet por kamerunasi nuk konsiderohet një lojtar i besueshëm.

Mungesa e numrit 9 u ndie shumë edhe në Manchester ku skuadra krijoi por nuk finalizoi dhe pas disfatës së hidhur nevoja për një sulmues me peshë është bërë urgjente.

Klubi ka dy profile por mes Osimhen dhe Kane preferon bomberin e Napolit , për të cilin De Laurentiis nuk ulet në tryezë pa 160 milionë.

Edhe trajneri Thomas Tuchel e ka pranuar se 22-vjeçari nigerian është njeriu që ëndërron për Bayernin e tij por nuk pranon të dalë hapur, duke theksuar në njëfarë mënyre se nuk do të ishte aspak etike një gjë të e tillë. 

EMISIONET