Miratohet dekreti, Ukraina lejon sportistët e saj të garojnë kundër atyre rusë e bjellorusë por me një kusht

Miratohet dekreti, Ukraina lejon sportistët e saj të garojnë

Kur jemi edhe një vit larg nisjes së lojërave olimpike Paris 2024, qeveria e Ukrainës ka miratuar një dekret ku i lejon dhe i kërkon sportistëve të saj të mos bojkotojnë sfidat ndaj sportistëve rusë e bjellorusë. Që nga nisja e luftës në Ukrainë, ka pasur mjaft përplasje mes sportisëve nga Ukraina dhe atyre nga Rusia dhe Bjellorusia.

Gjithsesi Ukraina i ka kërkuar sportistëve të saj të mos i bojkotojnë event ndaj sportistëve të këtyre shteteve. Por qeveria e Ukrainës ka një kush, që sportistët e Rusisë dhe Bjellorusië të mos garojnë për flamurin e vendeve të tyre por të jenë neutralë.

Bojkoti do të vijojë nëse sportistët rusë e bjellorusë do garojnë për flamurin e shtetit të tyre.

EMISIONET