“Çmendet” edhe Chelsea, 133 milionë për mesfushorin ekuadorian. Më i shtrenjti i historisë së Premier

Nëse në fushën e lojës në ndeshjen e javës së parë, Chelsea nuk e mundi dot Liverpool-in, këtë e bëri në merkaton e verës me lëvizjen e orëve të fundit.
Moises Caicedo do të jetë shumë shpejt një lojtar i Chelseat pasi klubi londinez vendosi të shpenzojë 133 milionë euro për mesfushorin e Brighton duke i plotësuar dëshirën pasi ekuadoriani refuzoi Liverpool pikërisht për Blutë e Londrës.
“The Reds” kishin ofruar 128 milionë fillimisht por refuzimi i 21-vjeçarit ishte vendimtar dhe Chelsea u detyrua ta rriste ofertën deri në 133 për të bindur Brighton.
Kështu ndodhi dhe tashmë mesfushori do të luajë në “Stamford Bridge”. Bashkë me Enzo Fernandez ai do të formojë një nga dyshet më të kushtueshme të mesfushës në historinë e futbollit pasi për të dy Chelsea ka shpenzuar 250 milionë.
Me këto shifra, Caicedo bëhet automatikisht lojtari më i shtrenjtë i historisë në Premier League pasi askush nuk është shitur me një vlerë më të madhe se 133 milionë euro.

