Memphis Depay i revoltuar: Kush ia kthen tani karrierën Mendy?!
Sulmuesi holandez Memphis Depay bën një deklaratë të fortë pasi mbrojtësi Benjamin Mendy u shpall i pafajshëm ndaj akuzave për përdhunim. Pasi gjykata e njohu përfundimisht pa faj 3 vite pas nisjes së gjykimit, Depay shkruan:
"Të gjitha akuzat u rrëzuan, po tani çfarë do të bëjmë? Kush do ta marrë përgjegjësinë për dëmet që iu shkaktuan? Kush ia kthen karrierën? Shumë vite punë për t'u bërë futbollist profesionist?
Kam folur me të ndërsa ndodhej në burg dhe në fushë jam ndeshur disa herë. Nuk më ka dhënë kurrë përshtypjen se ishte njeriu që kishte bërë gjërat për të cilat akuzohej. Kush i mbron atletët kur kanë nevojë? Kush dreqin do ta bëjë? Ku janë këto organizatat e famshme kur ne kemi nevojë për to?"