Medalja e Artë në “Tokyo 2020”, Distria Krasniqi do të shpërblehet me 100 mijë euro

Medalja e Artë në “Tokyo 2020”,  Distria Krasniqi do

Me fitoren e Medaljes së Artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” xhudistja kosovare Distria Krasniqi, do të shpërblehet nga shteti i Kosovës me 100 mijë euro.

Kjo shumë është e përcaktuar nga rregullorja për shpërblime shtetërore për sportistet me rezultate të larta.

Sipas kësaj rregullore të miratuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shpërblimet do të jenë:

Lojërat Olimpike

Rekordi Olimpik – 200 mijë euro;

Medalja e artë olimpike – 100 mijë euro;

Medalja e argjendtë – 60 mijë euro;

Medalja e bronztë – 40 mijë euro.

Distria Krasniqi, në  “Tokyo 2020” mposhti me “Wazzari” xhudisten japoneze Funa Tonaki.

EMISIONET