“Më djeg shpirti”/ Scaloni shpërthen në lot pas humbjes së Argjentinës në finalen e Botërorit

“Më djeg shpirti”/  Scaloni shpërthen në lot pas

Lionel Scaloni nuk arriti t’i përmbante emocionet pas humbjes së Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026.

Trajneri i kampionëve në fuqi u shfaq i prekur gjatë konferencës për shtyp, ku foli për vështirësinë e rindërtimit të një skuadre si ajo që udhëhoqi drejt sukseseve të mëdha.

“Të gjithë ne në stafin teknik kemi menduar për të qenë në këtë moment. Por për të vazhduar më tej duhen shumë gjëra, mbi të gjitha të rifillosh gjithçka nga e para”, deklaroi Scaloni.

Ai shtoi se krijimi i një grupi të tillë është jashtëzakonisht i vështirë: “Të ndërtosh sërish një grup si ky është shumë e vështirë... dhe kjo më dhemb në shpirt”.

Pas këtyre fjalëve, trajneri argjentinas u ngrit nga karrigia dhe u largua nga konferenca duke thënë: “Më falni”.

Argjentina humbi 1-0 ndaj Spanjës pas vazhdimeve, në një ndeshje ku luajti për një pjesë të madhe me një lojtar më pak, ndërsa Scaloni la të kuptohej se rezultati mund të kishte qenë ndryshe nëse skuadra e tij do të kishte mbetur e plotë.

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, shprehu mbështetjen e tij për homologun argjentinas, duke e vlerësuar për arritjet dhe sukseset e tij.

Kontrata e Scalonit me Federatën Argjentinase të Futbollit skadon në dhjetor, ndërsa ai ka konfirmuar se do ta respektojë marrëveshjen deri në fund.

EMISIONET