Mbappe i papërmbajtshëm, Franca shkatërron Holandën (VIDEO)
Franca e nis me gazin në maksimum këtë sezon eleminator të Euro 2024 pasi shkatërroi Holandën në super-derbin më të fortë të mbrëmjes në Europë.
Dy skuadrat e shortuara në grupin B u ndeshën në Paris ku nënkampionët e botës të udhëhequr nga Kylian Mbappe me shiritin e kapitenit, shkatërruan 4-0 porokallinjtë. Ndeshje që u mbyll që në pjesën e parë me golat e Griezman, Upamecano dhe Mbappe që shënoi sërish në fund.
“Gjelat” hipotekuan 3 pikët e para në ndeshjen debutuese të “gjelave”, të cilët janë favoritet kryesorë për suksesin dy vite më pas në Gjermani për Euro 2024.
Debutim i hidhur për Ronald Koeman në stolin e Holandës, duke e nisur në mënyrën më të keqe të mundshme rrugëtimin eleminator në një grup ku rival kryesor për vendin e dytë do të ketë Greqinë por edhe Irlandën.