Mbappe duhet të rezistojë edhe dy javë për të arkëtuar 40 milionë euro
Në kontratën që Kylian Mbappe ka me PSG është edhe bonusi i besnikërisë, i parashikuar në shifrën 80 milionë.
Sipas asaj që shkruhet në kontratë, nëse sulmuesi do të prekë datën 31 korrik si lojtar i PSG, atëherë automatikisht përfiton gjysmën e kësaj shume.
Mbappe e ka bërë të qartë se ka ndërmend ta raspektojë deri në fund kontratën me PSG dhe nëse e mbyll këtë sezon në Francë ai do të përfitojë edhe 40 milionë eurot e mbetura nga bonusi por edhe pagën 60 milionë euro.
Një faturë financiare që për klubin e manjatëve nga Katari mund të shkojë deri në 140 milionë euro.