Mbahet edicioni i parë i “Triathlon Pogradec 2026”, Koçiu: Energji e sportistëve nga gjithë rajoni

Në Pogradec është zhvilluar edicioni i parë i aktivitetit sportiv ndërkombëtar “Triathlon Pogradec 2026”, i cili solli në brigjet e Liqenit të Ohrit sportistë nga vende të ndryshme, duke përfshirë gara në not, çiklizëm dhe vrap.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka ndarë pamje nga aktiviteti, duke vlerësuar organizimin dhe atmosferën sportive që promovon potencialin turistik të zonës.
Eventi u zhvillua në Pogradec, një nga destinacionet kryesore turistike të vendit, ku sportistët garuan përgjatë itinerareve buzë liqenit, në një garë që synon të kthehet në traditë në vitet e ardhshme.
Koçiu theksoi se, përmes investimeve të vazhdueshme në infrastrukturë dhe transformimit urban, Pogradeci po garon denjësisht si një nga destinacionet më tërheqëse në rajon për organizimin e aktiviteteve sportive, turistike dhe kulturore, duke konsoliduar profilin e tij si qytet i mundësive të reja.

