“Makthi më i keq” për anglezët, fëmija i Harry Kane mund të luajë për Gjermaninë

Pas gtransferimit të Harry Kane në Bavari për të veshur fanellën e Bayern Munchen, anglezët nuk ndalen në punën për të gërmuar dhe gjetur lajmin e madh dhe gjatë orëve të fundit, një shkrim në kufijtë e realitetit po tërheq vëmendje të madhe.
Sipas “The Sun”, fëmija i sulmuesit do të lindë në Gjermani dhe në të ardhmen nëse bëhet një futbollist apo futbolliste profesioniste, do të ketë mundësinë të zgjedhë mes Gjermanisë dhe Anglisë.
Një Kane me fanellën e Gjermanisë do të ishte një “makth i vërtetë” për anglezët. Bashkëshortja e sulmuesit do të lindë pas rreth dy javësh dhe ka vendosur që ta bëjë në vendin ku familja e tyre jeton.


