Lukaku, Al Hilal bën hapin e parë të madh, largohet hipoteza Juventus

Lukaku, Al Hilal bën hapin e parë të madh, largohet hipoteza

Po merr përmasat e një telenovele çështja “Lukaku” që pasi u largua nga Interi dhe flirtoi me Juventusin, mund të përfundojë në Arabinë Saudite nga ku ka një ofertë konkrete.

Sulmuesi belg aktualisht pjesë e Chelseat, nuk e ndien se mund të nisë një aventurë në Arabi por te Al Hilal kanë argumentat e duhur për ta bindur. 50 milionë euro për dy sezone dhe 50 të tjera menjëherë për Chelsean.

 

Për momentin lojtari po reflekton pasi në klubin arab do të gjente Milinkovic Savic, Koulibaly apo Riben Neves.

EMISIONET