Liga e Kombeve/ Italia i falet Frattesit dhe Keane, Franca thyen Belgjikën

Liga e Kombeve/ Italia i falet Frattesit dhe Keane, Franca thyen Belgjikën

U luajtën mbrëmjen e sotme 7 duelet e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku u shënuan në total plot 22 gola.

Spikasin triumfet e Francës dhe Italisë në Ligën A. “Të Kaltrit” arritën një fitore me vlerë në transfertë me Izraelin me rezultatin 2-1 me golat e shënuar nga Fratessi dhe Kean.

Me këtë fitore axurrët mbajnë kreun e grupit, duke lënë pas Francën e cila sot mposhti 2-0 Belgjikën me këta të fundit që ndjekin të tretët.

Ndërkohë që në Ligën B, arritën të festonin Uellsi, Norvegjia, Sllovenia dhe Turqia.

Për sa i përket Ligës C, i vetmi duel i mbrëmjes ishte ai mes Rumanisë dhe Lituanisë që përfundoi me rezultatin 3-1 për vendasit.  

EMISIONET