Ky është goli më i rëndësishëm i sezonit në të gjthë botën e futbollit, shikojeni! (VIDEO)

Toby Alderweild ndoshta nuk do ta kishte menduar që realizimi i tij me fanellën e klubit modest të Royal Antwerp do të ishte më i rëndësishmi i karrierës së tij të gjatë e të suksesshme.
Ish-mbrojtësi i Belgjikës realizoi në minutën e 4 shtesë të sfidsës së fundit të sezonit kundër Racing Genk, duke barazuar 2-2 e duke i dhuruar skuadrës së tij titullin e parë pas 66 viteve.
Fund dramatik në Belgjikë ku titulli u vendos pikërisht në kohën shtesë dhe Racing Genk e Union Saint Gilloise në garën treshe për titullin, u dorëzuan. Me këtë fitore, Antwerp la pas në vendin e dytë me 1 pikë më pak dy skuadrat rivale edhe pse për Union Saint Gilloise ky do të ishte titulli i parë në 88 vite histori por ekipi nga lagjia e Brukselit u mund në shtëpi nga Club Brugge.
Ky është momenti i golit vendimtar të Alderweild, shikojeni!

